Një shqiptar është gjetur këtë të martë, 28 prill, i vrarë me armë zjarri brenda një stalle në Kalamata, Greqi.

Viktima, identiteti i të cilit ende nuk është i ditur për media, ëshë gjetur me një plagë në kokë, të krijuar me armë zjarri. Arma e krimit nuk është gjetur në vendngjarje teksa dyshohet se autor i krimit të jetë punëtori i viktimës, shtetësia i të cilit nuk është bërë e ditur.


Sipas mediave greke, viktima po qendronte në shtëpinë e një shqiptari, ndërsa një person është marrë në pyyetje pasi mendohet se ka pasur marrëdhënie pune me viktimën.

Autoritetet po krehin zonën më gjerë, ndërsa një mjek ligjor nga Korinthi do të ekzaminojë saktë trupin e viktimës./Tv Klan