LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari që vrau një mësuese të shkollës fillore në Londër dënohet me burgim të përjetshëm

Shqiptari që vrau një mësuese të shkollës fillore në Londër dënohet me burgim të përjetshëm

Një punonjës garazhi që sulmoi mësuesen e shkollës fillore Sabina Nessa teksa po ecte nëpër një park në Londër është dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, Koci Selamaj, 36 vjeç, iu tha nga një gjykatës se do të vuante të paktën 36 vjet për sulmin “e egër” të motivuar seksualisht.


Dënimi i tij pason ngjarjen e tmerrshme të ndodhur më 17 shtator të vitit të kaluar.

Shtetasi shqiptar, nga Eastbourne, u arrestua në qytetin bregdetar të Sussex-it Lindor dhe më vonë u deklarua fajtor për vrasjen e saj.

Shqiptari akuzohet për vrasjen e një mësueseje të shkollës fillore në Londër – tregohet kush është ai dhe detajet se si ndodhi vrasja e saj
Lexo po ashtu Shqiptari akuzohet për vrasjen e një mësueseje të shkollës fillore në Londër – tregohet kush është ai dhe detajet se si ndodhi vrasja e saj

Në seancën dëgjimore të enjten, prokurorja Alison Morgan QC tha se Selamaj ka qenë i dhunshëm ndaj ish-partneres së tij në të kaluarën, duke përfshirë edhe goditjen e saj.

Ditën e vrasjes Selamaj shkoi me makinë në Londër dhe hyri në Cator Park pak pas orës 20:00, duke qëndruar në pritë për gjysmë ore përpara se zonja Nessa të mbërrinte rrugës për në një bar ku ajo duhej të takonte një mik.

Në pamjet e shfaqura në gjykatë të enjten, Koci Salamaj shihet duke ecur përgjatë shtegut dhe me shenjën e trafikut në dorë.

Dhe ajo ishte “e pavëmendshme për atë çfarë kishte pas saj” në këtë pikë, dëgjoi gjykata.

Më pas ai vrapon pas saj dhe fillon ta godasë vazhdimisht me shenjën e trafikut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori