LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari i parë i Shqipërisë që do ta luajë për Kosovën, Edi Sylisufaj ftohet për ndeshjet me Austrinë dhe Andorrën

Shqiptari i parë i Shqipërisë që do ta luajë për Kosovën, Edi Sylisufaj ftohet për ndeshjet me Austrinë dhe Andorrën

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji kundër Austrisë dhe Andorrës.

Ndeshjet do të zhvillohen më 9 e 13 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


Në këtë listë spikasin emrat e Edi Sylisufajt, Alban Ajdinit, David Nreca-Besinger dhe Shaban Kuqukut, që grumbullohen për herë të parë me Dardanët e rinj.

Por emri që ka bërë më shumë bujë është ai i sulmuesit Edi Sylisufaj, i cili ka prejardhje nga Tropoja e Shqipërisë.

Tropojani bëhet i pari shqiptar i Shqipërisë që do luajë për Kosovën. Babai i futbollistit është nga Tropoja, ndërsa nëna nga Kosova.

Ai ka shkëlqyer këtë sezon në aspektin personal, pasi me Falkenbergs, ka gjetur rrjetën 7 herë në 21 ndeshje.

Dardanët e rinj grumbullohen të hënën në hotel “International Prishtina”, derisa stërvitjen e parë e mbajnë po këtë ditë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori