eksperti-banner

Martin Shkreli ka thënë se ka humbur 15 milionë dollarë, pasi ka provuar që të blejë të drejtat autoriale të albumit të ri të Kanye West, “The Life of Pablo”.

Shefi i kompanisë farmaceutike “Daraprim” (i cili kishte blerë albumin e rrallë të rep-grupit Wu Tang Clan “Once Upon A Time in Shaolin” për dy milionë dollarë) ditë më parë i kishte bërë ofertë prej 10 milionë dollarësh Kanye Westit për albumin e tij të ri.


NME raporton se Shkreli e kishte ngritur ofertën në 15 milionë dollarë, ndërsa ai pretendon se dikush e ka mashtruar atë duke u paraqitur se është një nga përfaqësuesit e Westit dhe kanë arritur marrëveshje për 15 milionë dollarë, transmeton Koha.net.

“Dikush i quajtur Daquan ka thënë se ishte një nga përfaqësuesit e Kanyes dhe kam nënshkruar marrëveshjen për blerjen e ‘The Life of Pablo’ dhe kam dërguar monedhat ‘bitcoin’. Tani duhet ta thërrasim policinë”, ka shkruar Shkreli në Twitter.

Më vonë ai ka treguar se ka arritur t’i tërheqë paratë.