LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët nuk kanë historianë

Shqiptarët nuk kanë historianë

Spartak Ngjela

Varrimi ceremonial i Mit’hat Frashërit është qëndrim që respekton historinë. Ky ndoshta deri tani është rast unik: është i pari; por nuk duhet të jetë i fundit.


Pse merreni ende me Luftën e Dytë Botërore? Për ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore ende nuk ka historianë shqiptarë që të mund t’i trajtojnë. E rëndë është, por Shqipëria sot nuk ka historianë, dhe kjo është vepër e izolimit të saj kundrejt universiteteve të mëdhenj. Historia është shkencë e vështirë, sepse është fakt dhe racionalizëm objektivisht i pastër.

Që pas vdekjes së Stavro Skëndit nuk ka më një historian shqiptar të përmasave europiano-perëndimore. Si pasojë e kësaj, sot historiografia shqiptare ende nuk ka mundësi të trajtojë historikisht një figurë si Mit’hat Frashëri për Luftën e Dytë.

Lufta e Dytë Botërore ishte një udhëkryq i rrezikshëm për Shqipërinë, por ende historiografia shqiptare nuk ka një mendim solid dhe në këtë nivel ku është, nuk i ka mundësitë. Ky trajtim kërkon nivel akademik shumë të lartë dhe nevojën e autoritetit. Mangësia e historisë objektive në Shqipëri nuk i kalon dot pyetjet të cilat duhen trajtuar nga një apo dy, apo tri autoritete historianësh të kalibrit botëror.

Sot janë këto pyetje pa përgjigje historike që lidhen me figurën e Mit’hat Frashërit: A kanë qenë serbët pushtues territoresh shqiptare që nga viti 1881 e deri në vitin 1912? A mund të bashkohej një patriot me pushtuesit historikë të Shqipërisë duke u nisur nga ideologjia? A e kemi të trajtuar historikisht, deri më sot qëllimin politik të Gjermanisë hitleriane për Ballkanin? Ishte gënjeshtër apo realitet bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare sipas doktrinës gjermane të Luftës së Dytë Botërore? A ishte lëvizja nacional-çlirimtare një lëvizje terroriste më shumë se çlirimtare? Pse e prishi Beogradi komunist marrëveshjen e Mukjes, për ideologji apo për territor dhe antishqiptarizëm? Cilat kanë qenë marrëdhëniet e politikës amerikane të vitit 1949 me Mit’hat Frashërin, dhe pse ajo politikë e vuri këtë në krye të lëvizjes së tyre për rrëzimin e Enver Hoxhës? A ka punuar ndonjëherë me fqinjët pushtues për të marrë pushtetin Mit’hat Frashëri? Cili është raporti i aktivitetit intelektual si shkrimtar publicist dhe historian i Mit’hat Frashërit, me dinjitetin kombëtar, me mendimin shqiptar dhe me aneksimin e territoreve shqiptare?

Pa u sqaruar këto pyetje, që dukshëm mendoj se janë në favor të figurës së frashërlliut të katërt të madh, nuk mund të flitet me pasion dhe negativitet për Mit’hat Abdyl Frashërin.

Në trend

Më shumë
Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Kalo në kategori