LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët dhe kosovarët, shtetasit më të pafavorizuar në Ballkan

Shqiptarët dhe kosovarët, shtetasit më të pafavorizuar në Ballkan

Personat që mbajnë shtetësinë shqiptare dhe kosovare, janë më të disfavorizuarit në Ballkan për të bërë një jetë kualitative

Është ky konkluzioni që vjen nga një raport i kompanisë Henlei and Partners, e cila ka marrë nën shqyrtim disa faktorë për të analizuar situatën në të cilën gjendet qytetarët në mbarë botën.


Në klasifikim Shqipëria radhitet në vendin e 80-të duke lënë pas vetëm Kosovën e cila zë pozitën numër 121. Të gjithë qytetarët ballkanas janë më të favorizuar, teksa serbët që kanë zënë pozitën 64, malazezët radhiten të 65-tët, maqedonasit zënë vendin e 66 ndërkohë që boshnjakët radhiten të 74-tit.

Sipas një raporti të kompanisë Henley and Partners, personat që mbajnë shtetësinë shqiptare dhe kosovare, janë më të disfavorizuarit në Ballkan për të bërë një jetë kualitative. Kompania ka përdorur një sërë faktorësh për analizuar, duke marrë nën shqyrtim mundësitë që kanë shqiptarët dhe kosovarët në vendin e tyre si dhe hapësirat për të lëvizur jashtë shtetit.

Sipas klasifikimit të bërë në Shqipëri mund të bësh një jetë mesatare, teksa vendi ynë radhitet në pozitën e 80-të. Pas Shqipërisë, në Ballkan vjen vetëm Kosova, e cila ka zënë vendin numër 121. Në këtë mënyrë, shqiptarët kanë më pak mundësi për të jetuar mw mirë se serbët që kanë zënë pozitën 64, malazezët, të cilët radhiten të 65-tët, maqedonasit që zënë vendin e 66 e madje edhe se boshnjakët që radhiten të 74-tit.

Në Ballkan, shteti më i avantazhuar është Greqia e cila ndodhet në vendin numër 21. Henley and Partners gjykon gjithashtu se shtetësia e cila të ofron mundësitë më të shumta për të bërë një jetë kualitetive është ajo gjermane, e cila ndiqet nga ajo daneze ndërkohë që Finlanda plotëson tre vendet e para.

Ndërkohë, shtetet me mundësitë më të pakta janë Republika e Afrikës Qendrore, Afganistani si dhe Kongoja. Për t’u theksuar është fakti se 27 vendet e p ara në këtë klasifikim janë shtete evropiane, ndërkohë që pavarësisht zhvillimit ekonomik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës radhiten në vendin e 28-të.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori