LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët 20 vite më parë: Pritje madhështore, këngë dhe valle për bosin e firmës piramidale (Video)

Shqiptarët 20 vite më parë: Pritje madhështore, këngë dhe valle për bosin e firmës piramidale (Video)

Kanë kaluar afro 20 vite që nga koha kur është regjistruar video e mëposhtme, aty ku shfaqet bosi i firmës piramidale Rrapush Xhaferri në vizitën e tij në Këlcyrë dhe Përmet.

Një video që përmbledh portretin komik dhe të gjithë mashtrimin e firmave piramidale.


Aty Rrapush Xhaferri flet para popullit si një shpëtimtar i madh, si një filantrop, si një baba shpirtëror që flet në emër të Naim Frashërit dhe u kujton qytetarëve që kanë dalë të presin se ai është një njeri zemërgjerë dhe nuk është një Harpagon koprac.

Të gjithë këto mburrësi Xhaferri i bën vetëm 7 ditë para se të shpallte falimentimin dhe ajo çka do të pasonte do të ishte një plagë që shqiptarët e përjetojnë edhe sot, pasi shumë prej tyre shitën shtëpinë dhe gjithë mallin ç’kishin për ti futur paratë të Rrapushi dhe bosët e tjerë piramidalë.

Ajo që e bën edhe më komike videon e mëposhtme është adhurimi që njerëzit kanë për Rrapush Xhaferrit.

Për ta bërë edhe më komike situatën, por edhe për të qarë njëkohësisht është grupi i Kolonjës që kishte ardhur në Përmet për të përshëndetur njeriun e madh të kombit, apo Gjeneral Rrapush Xhaferrin, siç e quante tashmë popullit.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme të regjistruar nga Tv Titanik në Përmet për të kuptuar komicitetin në të cilin Shqipëria ndodhej 20 vite më parë.

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Kalo në kategori