LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria U-21 mposht Moldavinë

Shqipëria U-21 mposht Moldavinë

Ekipi Kombëtar Shpresa i Shqipërisë arrin të fitojë ndeshjen e dytë miqësore, të zhvilluar ditën e sotme ndaj Moldavisë.

Pas barazimit 0-0 në “Elbasan Arena”, takimi i luajtur në kryeqytet në stadiumin “Selman Stermasi” ka përfunduar me shifrat 2-0 për kuqezinjtë.


Skuadra e drejtuar nga Alban Bushai zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë duke e merituar plotësisht fitoren e pastër, duke krijuar shumë volum, por edhe raste për shënim.

Takimi nisi menjëherë me gol, teksa në minutën e 14’ është Kristal Abazaj që do të gjejë golin e tij të parë me fanellën kuqezi, ku ishte edhe goli që zhbllokoi sfidën.

Në pjesën e dytë ritmi i lojës bie disi, kjo edhe për shkak të shumë zëvendësimeve që kryen të dy trajnerët.

Megjithatë, kuqezinjtë e Bushit do të shënonin edhe një tjetër gol për të vulosur një ditë të shkëlqyer.

Në minutën e 86’ ishte Bytyçi ai që realizoi një gol mjaft të bukur duke lënë të shtangur dhe të palëvizur në vend portierin e Moldavisë, gol që praktikisht mbylli edhe ndeshjen.

Në këtë përballje, ekipi i Shqipërisë U-19 tregoi edhe njëherë se ka mjaft talente brenda tij dhe duket se trajneri Bushi po bën një pune të mirë në drejtimin e Kombëtares Shpresa.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori