LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria synon të marrë fitoren e parë në vitin 2022, në ‘Air Albania’ është nikoqir i Armenisë

Shqipëria synon të marrë fitoren e parë në vitin 2022, në ‘Air Albania’ është nikoqir i Armenisë

Ka qenë një vit shumë i vështirë për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi nuk ka marrë asnjë fitore gjatë 2022.

Kuqezinjtë ndeshjen e fundit e pritën kampionin në fuqi të Evropës, Italinë në Tiranë, por përkundër epërsisë së hershme u mposhtën me rezultat 1-3.


Në ndeshjen e fundit të vitit 2022, Shqipëria do të përballet me Armeninë në ‘Air Albania’, me fillim nga ora 17:30.

Të besuarit e Edoardo Rejës janë të vendosur që ta fitojnë këtë duel, pasi në rast të kundërt do të ishte shumë e vështirë që një vit i tërë të mbyllet pa fitore.

Armenia në këtë takim vije pas barazimit 2-2 në Prishtinë përballë Kosovës.

Shqipëria dhe Armenia kanë zhvilluar pesë ndeshje deri më tani, ku bilanc më të mirë ka kombëtarja jonë me tre fitore, një barazim dhe një humbje.

Kujtojmë që gjatë vitit 2022, Shqipëria ka zhvilluar 10 ndeshje, ku ka marrë pesë barazime dhe ka humbur pesë të tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori