LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria pëson humbje ndaj Anglisë në takimin e dytë kualifikues për Botëror

Shqipëria pëson humbje ndaj Anglisë në takimin e dytë kualifikues për Botëror
Foto: Englad/Twitter

Shqipëria ka pësuar humbje në Air Albania në ndeshjen e dytë kualifikuese për Botëror ndaj Anglisë me rezultat 2-0.

Skuadrat e filluan me mjaftë kujdes takimin, derisa Tre Luanët kaluan në një avantazh sa i përket posedimit të topit.


Shansi i parë i madh erdhi në minutën e 13-të, kur Myrto Uzuni u vu përballë portierit Nick Pope, nga një pasim fantastik nga Elseid Hysaj, mirëpo gjuajtja e tij përfundoi mbi portë.

Shqipëria lëshoi shansin e artë ndaj Anglisë - Hysaj e Uzuni prodhuan aksion brilant
Lexo po ashtu Shqipëria lëshoi shansin e artë ndaj Anglisë - Hysaj e Uzuni prodhuan aksion brilant

Anglezët vazhduan të rrezikonin portën e Kuqezinjve me anë të Raheem Sterling, mirëpo ishte i mbuluar mjaftë mirë nga lojtarët tanë.

Më pas, Kyle Walker bëri një gjuajtje në drejtim të portës, por në vend ishte Etrit Berisha që nuk lejoi të befasohej.

Anglia kishte në vazhdimësi sulme, derisa momenti i golit erdhi në minutën e 39-të me anë të Harry Kanes që realizoi me lehtësi nga një gabim i mbrojtës tonë dhe një asistim i Luke Shaw.

45 minutat e dytë filluan me një pamje si nga ajo e para, me mysafirët që sulmonin dhe tanët që kërkonin kundërsulmet.

Tre Luanët ndëshkuan Kuqezinjtë për herë të dytë, tani në minutën e 63-të me anë të Mason Mount që lëshoi një gjuajtje nga brenda e zonës.

Shqipëria më pas filloi disa sulme të njëpasnjëshme, duke mbajtur anglezët në pjesën e tyre, porse u mungoi konkretizimi.

Tanët e fituan takimin e parë ndaj Andorrës 1-0, derisa ky i dyti ishte më i vështirë.

Anglia është lider i Grupit I me gjashtë pikë, Shqipëria në të dytin me tre sosh, Polonia dhe Hungaria me nga një dhe Andorra e San Marino ende pa pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore