LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria me numër të lartë azilkërkuesish

Shqipëria me numër të lartë azilkërkuesish

Shqipëria renditet menjëherë pas dy vendeve në luftë: Sirisë dhe Afganistanit pë numrin e azilkërkues në vendet e Bashkimit Evropian.

Të dhënat i ka nxjerrë policia federale gjermane dhe Landi i Bavarisë ku midis janarit dhe tetorit të vitit të kaluar janë regjistruar rreth 12,400 hyrje të paligjshme në Gjermani.


Sipas policisë federale gjermane, e cila ka bërë një bilanc për vitin 2021, vetëm në landin e Bavarisë ka pasur një rritje prej gati 13 për qind në të gjithë landin krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur numëroheshin rreth 11 mijë persona.

Policia gjermane bën të ditur se pesë vendet më të zakonshme të origjinës ishin Siria, Afganistani, Turqia, Iraku dhe Shqipëria,

Shumica e hyrjeve të paligjshme në vitin 2021 kanë ardhur nga kufiri me Austrinë. Sipas policisë rreth 8000 persona kanë hyrë ilegalisht në Gjermani vetëm në periudhën janar-shtator 2021 përgjatë kufirit jugor, ndërsa në të njëjtën periudhë në kufirin me Republikën Çeke ishin 1600 persona.

Trafikimi i qenieve njerëzore është rritur në mënyrë të ndjeshme edhe pas muajit shtator, ku shumica e emigrantëve fshihen në kontejnerë për të kaluar kufirin. Megjithatë, sipas policisë gjermane jo çdo kalim i kufirit në mënyrë të paautorizuar duhet të cilësohet trafik i qenieve njerëzore./noa/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori