Kombëtarja e Shqipërisë ka mbajtur seancën e tretë stërvitore para ndeshjeve të muajit qershor.

Kuqezinjtë kanë pasur një seancë më të lehtë me trajnerin Edoardo Reja që nuk ka preferuar t’i ngarkojë shumë futbollistët të cilët e kanë ditën e lirë pas kësaj stërvitje të mëngjesit.

Megjithatë ende nuk është grupi i plotë, pasi ka mungesa nga lista e futbollistëve që ka ftuar trajneri italian për ndeshjet e muajit qershor.

siç ishte njoftuar edhe një ditë më parë, nga 26 lojtarët që listës së publikuar nga Reja mungonin Armando Broja dhe Giacomo Vrioni.

Sulmuesi i Chelseat thuhet se është i infektuar me COVID 19 dhe do ta humbë ndeshjen e parë në Islandë, por d0 të jetë nën urdhrat e trajnerit Reja për ndeshjen ndaj Izraelit.

Pas dy ditësh do t’i bashkohet grupit edhe Giacomo Vrioni, që tashmë konsiderohet një alternativë e besueshme për sulmin, pas sezonit pozitiv që kaloi me Tirolin në Austri.

Edhe në këtë seancë Odise Roshi nuk është stërvitur me grupin, por është monitoruar veçmas nga stafi mjekësor për shkak të një shqetësimi muskulor.

Shqipëria do t’i zhvilloj tri ndeshje në muajin qershor, ku luan me Islandën në udhëtim dhe Iraelin në Air Albania për kualifikimet e Ligës së Kombeve, derisa me Estoninë luan ndeshje miqësore. /Telegrafi/