LAJMI I FUNDIT:

“Shqipëria, Leicesteri i kombëtareve” (Video)

“Shqipëria, Leicesteri i kombëtareve” (Video)

Kualifikimi i Shqipërisë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Francë ka marrë vëmendjen e shumë mediave botërore.

Së fundmi Eurosport ka bërë një videoreportazh për “mrekullinë e Shqipërisë”, në të cilën tregon se si një vend i vogël arriti të kualifikohet në Euro 2016, transmeton Koha.net.


Ajo e krahason Shqipërinë me arritjen historike të Leicesterit, që arriti në këtë sezon të shpallet kampion i Premier Ligës.

“Leicesteri i futbollit ndërkombëtar? Shikoni tregimin e mrekullueshëm të udhëtimit të Shqipërisë nga pozicionimi në vendin e 96 në ranglistën e FIFA-s në kualifikimin në Euro 2016”, shkruan Eurosport në faqen e saj në Facebook.

“Shqipëria, udhëtimi madhështor drejt kualifikimit në Euro 2016”, ka shkruar Europsort.

Më tutje thotë se nuk ka pasur asnjë ekip tjetër gjasat më të vogla për kualifikim se Shqipëria. Në vitin 2009 “Shqiponjat” ishin të renditura në vendin e 96-të në ranglistën e FIFA-s.

“Që nga formimi i ekipit kombëtar në vitin 1946 ata asnjëherë nuk ishin kualifikuar në një turne të madh, dhe një gjë e tillë pritej që të vazhdonte kur ishte hedhur shorti për kualifikimet e Evropianit. Ajo në Grupin I ishte së bashku me Porugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë”, shkruan Eurosport.

Por, ata zhgënjyen bastet duke e mposhtur Portugalinë në ndeshjen hapëse në udhëtim me rezultat prej 1 me 0. Pas kësaj skena shokuese në Beograd vunë në pah tensionet politike dhe etnike në rajon, duke detyruar që ndeshja të ndërpritet.

Shqipëria më pas pati një seri të ndeshjeve e pamposhtur, për t’u mposhtur dy herë radhazi nga Portugalia dhe Serbia. Por, fitorja prej 3 me 0 kundër Armenisë në ndeshjen e fundit e vendosi atë para Danimarkës, që nënkuptonte kualifikimin direkt në Euro 2016.

Eurosport i ka uruar sukses Shqipërisë në Euro 2016.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori