LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria komuniste dhe patatja si bukë dhe si gjellë!

Shqipëria komuniste dhe patatja si bukë dhe si gjellë!

Nga: Kastriot Dervishi

Ishte porosi e partisë që patatja të konsiderohej bukë. Dikur një i deleguar i KQ të PPSh-së, i dhjamosur dhe rrumbullakosur nga puna e zyrës e nga trajtimi i mirë, shkoi në bazë dhe bisedoi me kooperativistët thatikë për t’u folur për rëndësinë e patates e për rritjen e prodhimit të saj. Kërkohej shtim i përgjegjësisë nga fshatarësia jonë heroike. Patatja sipas të deleguarit ishte bukë edhe gjellë. Një shok i organizatës, kërceu e tha se patatja ishte edhe mish, por i deleguari tha se partia deri te buka e gjella e kish lënë këtë punë. See less


“Të ngrihet në një shkallë më të lartë puna politike, bindëse dhe sqaruese e partisë, të luftohet çdo çfaqje nënvleftësimi që i bëhet problemit të patates, të kritikohen konceptet që kanë filluar të çfaqen aty këtu për të ulur detyrat që shtroi plani i katërt pesë- vjeçar. Të kuptohet nga të gjithë porosia e Kongresit të 5-të të Partisë se patatja është një burim i madh për sigurimin e bukës, sepse patatja është bukë. Aksioni për prodhimin e patates të bëhet edhe një herë çështje e madhe duke e shtruar me forcë ashtu sikurse porositi Kongresi i 5-të të partisë dhe Plenumi i 4-të i Komitetit Qëndror të PPSH në të gjitha kolektivat punonjëse të N.B.SH.-ve, N.B.U.-ve dhe fshatarësisë kooperativiste dhe të përcaktohen detyra të tilla që plani i prodhimit për vitin 1968 jo vetëm të realizohet, por edhe të tejkalohet. Të përdoren për këtë qëllim, ashtu sikurse u bë në vitin 1966, të gjitha format e mjetet e agjitacionit e të propagandës” (sic.). /Telegrafi/