LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria fiton me rezultat komod ndaj Bullgarisë, Ernest Muçi realizoi gol ‘bombë’

Shqipëria fiton me rezultat komod ndaj Bullgarisë, Ernest Muçi realizoi gol ‘bombë’

Shqipëria e ka fituar përballjen miqësore ndaj Bullgarisë me rezultat 2-0.

Tanët e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar në minutën e shtatë me anë të Jair Asanit.


Myrto Uzuni pati një rast të mirë shënimi, por që u falua jashtë zonë nga Antov i Bullgarisë.

Shqipëria e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Bullgarisë
Lexo po ashtu Shqipëria e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Bullgarisë

Bullgarët ia dolën të krijonin një rast pas 22 minutash lojë, ndërsa Thomas Strakosha ishte i vëmendshëm.

Momenti më vendimtar i pjesës së parë ishte ai në minutën e 41-të, kur pas një pasimi në zonë nga Uzuni, Qazim Laçi përfitoi dhe shënoi për 1-0.

Laçi pati paraqitje brilante edhe në 45 minutat e dytë, duke pasur disa goditje të bllokuar.

“Afrim Bunjaku, hero i kombit” - transparenti në ndeshjen Shqipëri - Bullgari
Lexo po ashtu “Afrim Bunjaku, hero i kombit” - transparenti në ndeshjen Shqipëri - Bullgari

Edhe Asani kishte një angazhim të madh, por që në këtë takim nuk arriti ta fuste emrin në listën e golashënuesve.

Për ta mbyllur këtë miqësore në rrugën më të mirë të mundshme u përkujdes Ernest Muçi që realizoi një euro gol nga distanca në minutën e 81-të.

Vlen të ceket se Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në nëntor, atë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, ndërsa u duhet vetëm një pikë për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2024 në Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori