Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, shprehet i shqetësuar me numrin e madh të aksidenteve me fatalitet në komunikacion në Kosovë, ndonëse, siç thotë ai, në vendet tjera një numër i tillë është edhe më i lartë.
Gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, Zharku ka deklaruar se sipas të gjitha raporteve në dispozicion, aksidentet nuk ndodhin për shkak të problemeve teknike të automjeteve që dalin në komunikacion, por për shkak se shoferët nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit.
Ai pranon se mund të ketë lëshime me rastin e dhënies së certifikatave për kontrollet teknike të automjeteve, por thotë se nëse hasen në raste të tilla do të mbyllen me automatizëm qendrat e kontrollit teknik të automjeteve.
Gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe për mungesën e buxhetit për mirëmbajtje të rrugëve, për kalueshmërinë e lartë të testeve për patentë shoferi etj.
Zharku është pyetur se cilët janë shkaqet e këtyre aksidenteve me fatalitet numri i të cilëve është rritur shumë.
“Deri më tash në bazë të të gjitha raporteve që kemi marrë, shihet se shkaktarë të aksidenteve në masën prej 70 deri në 80 për qind të rasteve është faktori njeri. Në të shumtën e rasteve aksidenti ka ndodhur, sepse shoferi nuk ka respektuar shenjat e komunikacionit, apo ka bërë tejkalim në vend të rrezikshëm. Po ashtu, ne kemi edhe shumë raste, kur aksidenti ka ndodhur për shkak të përdorimit të telefonit gjatë vozitjes. Ndërkaq, sa i përket gjendjes teknike të automjeteve, as ne nuk kemi ndonjë analizë, pasi që kjo çështje nuk është përgjegjësi e Ministrisë që unë drejtoj. Kjo është çështje e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këta mund të konstatojnë nëse aksidenti ka ndodhur si pasojë e defekteve në veturë. Por, thënë më shkurt në bazë të të gjitha raporteve që ne marrim, shihet qartë se faktori njeri është shkaktar kryesor i aksidenteve në komunikacion”, ka thënë Zharku për gazetën “Zëri”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe