LAJMI I FUNDIT:

Shqetësim në SHBA për variantin e ri të coronavirusit

Shqetësim në SHBA për variantin e ri të coronavirusit

Nga e hëna, Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë kufizimet në udhëtime të vendosura për tetë vende të Afrikës Jugore, pas zbulimit të variantit më ngjitës të coronavirusit.

Kufizimet e udhëtimit nuk ndalojnë fluturimet dhe nuk zbatohen për qytetarët amerikanë dhe banorët e ligjshëm të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.


“Si një masë paraprake derisa të kemi më shumë informacion, unë po urdhëroj kufizime shtesë për udhëtimet ajrore nga Afrika e Jugut dhe shtatë vende të tjera” njoftoi presidenti Joe Biden nëpërmjet një deklarate.

Shtetet e Bashkuara mund të shtojnë vende në listën e kufizimeve nëse varianti përhapet, tha një zyrtar i lartë i administratës.

Varianti i ri, i quajtur “Omicron” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, paraqet një sfidë të re për administratën Biden, ndërsa vijon përpjekjet për të vaksinuar sa më shumë amerikanë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi se asnjë rast i variantit “Omicron” nuk është identifikuar në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtari i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci tha se Shtetet e Bashkuara po nxitonin për të mbledhur të dhëna për variantin e ri të coronavirusit.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se rreziku për riinfeksion është më i madh dhe se ka një “ndryshim negativ në epidemiologjinë e COVID-1”, tha OBSH-ja në një deklaratë pas një takimi të mbyllur të ekspertëve të pavarur që shqyrtuan këto të dhëna.

Infeksionet në Afrikën e Jugut ishin rritur ndjeshëm javët e fundit, duke përkuar me zbulimin e variantit të ri, tha OBSH-ja.

“Omicron është cilësuar si një variant shqetësues sepse ka disa veti shqetësuese. Ky variant ka një numër të madh mutacionesh dhe disa nga këto mutacione kanë disa karakteristika shqetësuese. Tani për tani ka shumë studime që janë duke u zhvilluar. Ka shumë punë që po vazhdon në Afrikën e Jugut dhe në vende të tjera për të parë sa i transmetueshëm, i ashpër dhe ndikimin që ka në masat tona mbrojtëse. Deri më tani, ka pak informacion, por studime janë duke u zhvilluar” thotë Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike për COVID-19 në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Mund të duhen javë që shkencëtarët të kuptojnë plotësisht mutacionet e variantit. Shqetësimi kryesor është nëse vaksinat janë efektive për këtë variant. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori