LAJMI I FUNDIT:

Shpjeguesja e shenjave në CNN ‘tregoi më së miri’ çështjen e komplikuar rreth Brexit-it (Video)

Shpjeguesja e shenjave në CNN ‘tregoi më së miri’ çështjen e komplikuar rreth Brexit-it (Video)

Pamjet e shpjegueses së shenjave janë bërë virale, për mënyrën si i bënte grimasat, derisa tregonte për çështjen e komplikuar të Brexit-it, në një transmetim live.

Çështja e komplikuar në të cilën gjendet Britania e Madhe, shumë njerëz, përfshirë edhe ekspert të ndryshëm, i ka lënë pa ndonjë përgjigje adekuate, transmeton Telegrafi.


Por, kjo shpjeguese e shenjave për shurdhmemecët, ka ‘treguar më së miri’ kompleksitetin e ndarjes së mbretërisë britanike prej Bashkimit Evropian.

Ell Potter nga Londra, e ka shpërndarë videon e shpjeguese ende të panjohur, që duket shumë qesharake, por edhe reale në të njëjtën kohë. “Të gjithë jemi si ajo, Breksit po ndodhë apo jo, nuk po kuptojmë asgjë. Po sikur të ndodhë, apo të anulohet, gjithçka është shumë e komplikuar” ka thënë aktorja Potter.

Pamjet u panë më se dy milionë herë dhe u pëlqyen mbi 90 mijë herë, ndërsa u kërkua që ajo t’i shpjegojë në këtë formë të gjitha zhvillimet politike. /Telegrafi/