Ajo tregoi shijen e saj të modës ndërsa u pa jashtë në Londër kohët e fundit kur u kthye në Mbretërinë e Bashkuar.

Dhe e premtja nuk u bë përjashtim për Dua Lipën pasi ajo vërtetoi se është në çdo centimetër me stil, ndërsa po shkonte në studio, shkruan DailyMail.


Interpretuesja e hitit “Love Again”, 26 vjeçe, dukej e pabesueshme e veshur me një korse të hirtë të markës “Vivienne Westwood” dhe xhinse të gjera.

duja1 2

Dua, e cila rrallë gabon kur është fjala për garderobën e saj, paraqiti një elegancë të rastësishme kur u largua nga hoteli i saj.

Dekolteja e saj e hapur dhe korseja e shkurtër, bënin që të vihej mjaft mirë barku i saj i tonifikuar.

duja2 2

Ajo e kombinoi pjesën e sipërme të saj me një palë xhinse të zeza të gjera që theksonin ijët e saj dhe ndihmuan të viheshin në pah format trupore.

Duke zgjedhur komoditetin, Dua në vend të takave kishte zgjedhur një palë atlete të zeza sportive dhe tepër të rehatshme.

duja3 1

Bukuroshja nga Kosova i la flokët e saj në ngjyrë korbi në një stil të lëmuar dhe të drejtë dhe kishte një grim minimal në fytyrën e saj.

E emocionuar qartë për ditën që priste ta kalonte në studio, Dua po shkëlqente dhe dukej në humor tepër të mirë gjersa u drejtua te vetura në pritje.

duja4 1

Lipa përndryshe ende vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Future Nostalgia”, i cili është publikuar vitin e kaluar dhe përfshin brenda tij hitet: “Don’t Start Now”, “Break My Heart”, “Physical” e të tjera.

Dua ka publikuar gjashtë këngë me klipe nga total albumi dhe “Love Again” është aktualisht kënga e fundit nga “Future Nostalgia” që u vizualizua me klip.

duja5 1

Përveçse ka shijuar suksese, Dua ka kaluar edhe shumë kohë joproduktive gjithashtu me miqtë dhe familjen e saj gjatë kësaj vere me udhëtime të ndryshme nëpër Evropë.

Ajo kohët e fundit shijoi një qëndrim në fshat me miqtë e saj dhe të dashurin Anwar Hadid, 22 vjeç, për të festuar ditëlindjen e saj të 26-të më 22 gusht të këtij viti.

duja6 1

Fituesja e çmimit “Grammy” iu tha fansave se ajo po "ndjehej e dashur nga të gjithë”, pasi falënderoi ata që i dërguan urime në 26-vjetorin e lindjes. /Telegrafi/

duja7 1

duja8 1

duja9 1

duja10 1