LAJMI I FUNDIT:

Shpëtoni lidhjen tuaj pa folur

Shpëtoni lidhjen tuaj pa folur

Zakonisht, reagimi ynë i parë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të donim ne, është të qartësojmë gjendjen nëpërmjet diskutimit. Shpesh mendojmë se, edhe nëse meshkujt do t'i përballonin gjërat me të njëjtën mënyrë, do të ishte më e lehtë të shmangeshin disa kriza në lidhje. Por ja që e kemi gabim.

Çfarë thonë specialistët

Studime të fundit treguan se, diskutimet pa fund rreth lidhjes tonë është më shumë e mundshme të bëjnë keq sesa mirë. Ndërkohë që, femrat synojnë diskutimin, meshkujt ndihen në siklet të bëjnë të njëjtën gjë. Dhe jo vetëm; sepse zakonisht këto dialogje përfundojnë në ankesa dhe grindje për "dështimin" e lidhjes. Çështja është edhe fizike. Sipas studimeve, qarkullimi i gjakut në muskujt e meshkujve rritet kur ata bëjnë këto lloj bisedimesh, sepse përjetojnë tension më të madh. Dhe për këtë ndihen në siklet të flasin, sidomos kur ndiejnë turp. Dhe më e mundshmja është të ndihen kështu sepse mënyra që t’ju afrohemi i bën të ndihen se na shkaktuan shqetësim (madje edhe nëse nuk ndodh diçka e tillë) duke i i bërë të ndihen pak për ne dhe në fund të dështuar. Por meqë ata mësojnë që të vegjël se, nuk duhet të tregohen të brishtë zhvillojnë mbrojtjet (që ngjanë më shumë me sulmin) që të shmangin dhimbjen që mund t’ju shkaktojë ky turp. Dhe mënyra më e thjeshtë që ta arrijnë, është të shmangin diskutimet.


Rrethi vicioz

Femrat nga ana tjetër e kuptojmë këtë qëndrim të partnerit si indiferencë, ndërkohë që bëhet fjalë për një mënyrë të ndryshme reagimi. Kështu, sa herë që gjejmë një shkak për diskutim, dhe me sa duket gjejmë më shpesh sesa duhet, fillojmë me një temë dhe në fund përfundojmë në diçka tjetër që na sjell që të dy në një situatë shumë të vështirë. Për shembull, blejmë një fustan të ri që t’i pëlqejmë të dashurit dhe e pyesim me padurim nëse na shkon. Ai, duke menduar se e blemë që të shkaktoj më admirimin e meshkujve tjerë, nuk tregohet aq i entuziazmuar sa prisnim. Si pasojë, të zhgënjyera fillojmë të grindemi me gjënë më të vogël. Në fillim me naze, por dalëngadalë një gjë sjell tjetrën dhe në fund gjendemi duke u zënë pa parë ndonjë fund të mirë në horizont.
Ai nga njëra anë nxehet dhe nga ana tjetër mërzitet që na bëri të ndiheshim keq, por tashmë është vonë. Por, nëse që në fillim do t’i kishim thënë se e kishim zgjedhur atë fustan që t’i pëlqejmë vetëm atij, nuk do të ndihej i kërcënuar, përkundrazi do të ndihej i rëndësishëm. Dhe nëse ai në vend që të shfaqë pasigurinë e tij, na thotë se sa shumë na shkon fustani ynë i ri dhe sa shumë i bëhet qejfi që përpiqemi t’i pëlqejmë, do të ishim të gjithë të lumtur.

Fjalët e shumta janë fukarallëk

Tregoni që interesoheni

Përpiquni t’i shfaqni njëri-tjetrit me gjëra të thjeshta sa i rëndësishëm është për ju partneri. Dërgojini një mesazh kur është në punë, që ta pyesni si po i shkon dita dhe shkruajini se e doni. Thojini sa i bukur është, bëjini surpriza të mëdha ose të vogla njëri-tjetrit etj …

Preke

Meshkujt kanë rreth 2-3 herë më shumë nevojë për prekje sesa femrat që të fillojnë "të lidhen". Pra, nëse doni të flisni me partnerin tuaj për diçka që ju shqetëson, fillojeni bisedën me një prekje të butë që ta sillni më afër vetes.

Dilni jashtë

Shumica e femrave thonë se, i bëjnë bisedat më të mira me partnerin e tyre kur ecin ose janë në makinë. Pra, transferojeni lidhjen tuaj jashtë shtëpisë, në vende më asnjëanëse, që do të ndihmojnë në një ç’tensionim të mundshëm.

Ndani rutinën

Për meshkujt është shumë e rëndësishme të ndiejnë që jemi afër tyre dhe se mund të bëjmë çdo ditë gjëra bashkë. Për këtë arsye ndani rutinën tuaj. Pas kësaj, fjalët do të ishin të tepërta.