LAJMI I FUNDIT:

Shpëtimtari

Shpëtimtari

Bill Clinton është shpëtimtari i kombit shqiptar, për të cilin respekti dhe admirimi do të jenë të përhershëm.

Kur shqiptarët derdhnin gjak dhe lotë, çdo zemër fëmije, çdo dorë plaku dhe çdo nanë pothuajse nuk kishin asnjë shpresë, sepse çdo ditë e natë vinte e mbështjellur me vello horrorri.


Me gjithë luftën dhe rezistencën e popullit të Kosovës, dora vrastare kishte qëllim të vetëm të përmbledhte të gjitha elaboratet kundër shqiptarëve, për zhdukjen përfundimtare të tyre.

Në ato kohë pa zgjidhje, rrota e fatit sikur u rrotullua, dhe një njeri i tha “stop” gjenocidit serb.Ishte presidenti amerikan Bill Clinton, emri dhe vepra e të cilit do të gdhendet me shkronja të arta në historinë e kombit dhe në zemrën e çdo shqiptari.

Para 20 vitesh, Clinton ktheu shpresën dhe ëndrrën tek miliona zemra shqiptare.

Vendimi për bombardimin e Serbisë dhe hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, ndryshoi historinë. Ndodhi çlirimi dhe pasoi kthimi i miliona të deportuarve në tokat e tyre.

Vizita e Bill Clintonit në 20-vjetorin e çlirimit është nder për neve si komb dhe si shtet i ri me kahje perëndimore.

Respekti dhe admirimi për personalitetin e tij të shquar dhe veprën e tij të madhe u pa edhe sot në sheshet e Prishtinës.

Ne sakrifikuam me shekuj që të frymojmë lirshëm dhe me dinjitet sot, në tokën tonë. Kjo ditë erdhi, fal shpëtimtarit Bill Clinton.