LAJMI I FUNDIT:

“Shpëtim për Vallandovën” nuk dorëzohen, kërkojnë seancë të jashtëzakonshme nga komuna

“Shpëtim për Vallandovën” nuk dorëzohen, kërkojnë seancë të jashtëzakonshme nga komuna

Aktivistë nga organizata “Shpëtim për Vallandovën” si dhe qytetarë që janë kundër ndërtimit të minierës tanimë të filluar Kazandoll, nuk dorëzohen nga qëllimi i tyre që të nënshkruhet referendumi nga komuna, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas angazhimit të tyre për bllokimin e rrugëve, një pjesë e këshilltarëve në Komunën e Vallandovës kanë dorëzuar kërkesa për thirrje të seancës së jashtëzakonshme, në të cilët duhet të diskutohet për mundësitë e nënshkrimit të referendumit për minierën Kazandoll.


Kryetarja e Këshillit të Komunës së Vallandovës, Jasmina Seçkova, tha se do të mbajë seancën në datën e paraparë me ligj dhe se pret udhëzime nga Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale./Telegrafi/