eksperti ad

Shkëlqimi i Johan Manzambit në Kupën e Botës ka bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.

Talenti 20-vjeçar i SC Freiburg po konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të turneut, ndërsa klubi gjerman tashmë ka vendosur një çmim të kripur për kartonin e tij.


Sipas raportimeve të fundit nga Sky, Freiburg kërkon deri në 70 milionë euro për yllin zviceran. Më herët, mediat angleze kishin raportuar se transferimi i tij mund të mbyllej për rreth 55 milionë euro, por paraqitjet e fundit në Botëror kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij.

Manzambi ka qenë në formë fantastike në këtë Kupë të Botës, duke regjistruar tre gola dhe një asist në vetëm tri ndeshje, statistika që kanë zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Aktualisht, më i interesuari për shërbimet e tij duket të jetë Newcastle United. Pas shitjes së Anthony Gordon te Barcelona për 80 milionë euro dhe largimit të afërt të Sandro Tonalit drejt Tottenham Hotspur për më shumë se 100 milionë euro, "Magpies" kanë krijuar hapësirë të madhe financiare dhe janë të gatshëm të investojnë fuqishëm për të siguruar firmën e supertalentit zviceran. /Telegrafi/

telegrafi sport app