LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, sot kthehet në Kosovë njëri nga pacientët që ishte duke u trajtuar në Turqi

Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, sot kthehet në Kosovë njëri nga pacientët që ishte duke u trajtuar në Turqi

Rreth 40 persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi gjatë muajit janar në Ferizaj. Disa prej të lënduarve ishin në gjendje më të rëndë, ku gjashtë nga ta u dërguan për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi dhe Austri. 

Lidhur me gjendjen e këtyre pacientëve, për Telegrafin është deklaruar kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Kreu i Ferizajt bëri të ditur se pacientët janë në rikuperim të vazhdueshëm dhe se njëri nga pacientët që ishte duke u trajtuar në Turqi sot kthehet në Kosovë.

Epilogu i shpërthimit të frikshëm në Ferizaj: Mbi 40 të lënduar, disa me gjendje të rëndë pritet të trajtohen jashtë vendit
Lexo po ashtu Epilogu i shpërthimit të frikshëm në Ferizaj: Mbi 40 të lënduar, disa me gjendje të rëndë pritet të trajtohen jashtë vendit

“Pacientët janë në rikuperim dhe trajtim të vazhdueshëm, sepse natyra e lëndimeve ka qenë e tillë që merr kohë dhe duhen intervenime të shumta. Dy pacientët që gjenden në Stamboll unë kam komunikime edhe me familjarët edhe me autoritetet atje, gjendja është në përmirësim më sipër. Në fakt këta kanë qenë dy nga pacientët me lëndime më të rënda, është fjala për pronarin e restorantit dhe njërin nga punëtorët.

Gjendja është duke u stabilizuar por vazhdon të jetë e rëndë, por që tashmë e kanë kaluar fazën kritike dhe janë në fazën e rikuperimit. Të tjerët janë mirë, ndërsa njëri nga ta sot do të kthehet nga Turqia, ka qenë në mesin e katër të lënduarve që ka qenë duke u trajtuar në Turqi. Ai do të kthehet dhe vazhdon trajtimin në Kosovë. Bëhet fjalë për E.B”, tha Aliu për Telegrafin.

Në fotografi: Agim Aliu

Ndryshe, bombola e gazit kishte shpërthyer në një restorant në Ferizaj më 5 janar, ku nga shpërthimi janë lënduar rreth 40 persona dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Pas shpërthimit, në vend ka pasur reagime të shumta, ku nga autoritetet përkatëse u kërkua që të bëhet edhe mbikëqyrja e gazit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori