Shpërthim në Tiranë, dyshohet për lëndë plasëse

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë.
Ngjarja u shënua në zonën e Porcelanit, dyshohet në katin e dytë të një pallati.
Forcat antieksploziv dhe efektivë të shumtë policie kanë qenë në vendngjarje dhe ka nisur këqyrja e kamerave të bizneseve përreth për të zbardhur detaje nga ngjarja.
Nga dyshime e para mendohet se bëhet fjalë për lëndë plasëse, por policia pritet të dalë në orët në vazhdim me një reagim zyrtar. /euronews/
Nga
Telegrafi
22 seconds ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































