eksperti-banner

Të paktën 30 persona janë lënduar në Italinë qendrore pas një shpërthimi në një vendstrehim refugjatësh që shkaktoi shembjen e ndërtesës.

Shumica pësuan lëndime të lehta në shpërthimin e së premtes mbrëma, megjithëse një person u transportua me aeroplan në një spital në Romë, thanë autoritetet në qytetin e San Lorenzo Nuovo.


Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se ka nisur një hetim për shkaktimin e lëndimit trupor nga pakujdesia dhe se shkaku i shpërthimit është i paqartë.

Deri më tani, nuk ka pasur indikacione se mund të jetë një sulm i organizuar kundër refugjatëve.

Ndërtesa e shembur ndodhet në zonën industriale të qytetit, ku kryesisht banonin burra.

Ndryshe, Italia ka qenë destinacioni kryesor i emigrantëve gjatë viteve të fundit, kryesisht të atyre afrikanë. /Telegrafi/