LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në një fabrikë të kimikateve në Indi, 12 të vdekur e 50 të plagosur

Shpërthim në një fabrikë të kimikateve në Indi, 12 të vdekur e 50 të plagosur

Një shpërthim në një fabrikë kimikatesh në Shirpur të Indisë ka vrarë të paktën 12 njerëz dhe ka plagosur rreth 50 të tjerë.

Në momentin e shpërthimit mëngjesin e së shtunës në fabrikë ndodheshin 100 punëtorë. Disa njerëz raportohen se kanë mbetur të bllokuar brenda ndërtesës.


Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrin që del nga fabrika dhe tymin e madh që mbulon vendin.

Një oficer policie tha për Reuters se një fuçi me 200 litra kimikate shpërtheu duke shkaktuar që zjarri të përhapej në fabrikë.

Shpërthimet ishin aq të fuqishme saqë u dëgjuan 5 km larg.

Zjarri u shua shpejt, ndërsa zjarrfikësit nxituan të shpëtonin ata që kishin mbetur ende të bllokuar brenda ndërtesës.