Mediat shtetërore kineze thonë se shpërthimi ka shkatërruar një pjesë të urës 80-metërshe, jashtë qytetit Sanmenksia, duke bërë që dhjetëra makina të bien disa metra poshtë.

Radioja Kombëtare e Kinës ka njoftuar se ekipet e emergjencës kanë mbyllur autostradën në vendin e aksidentit.


Ura ndodhet në autostradën G30, e cila është rruga më e gjatë në Kinë. /Telegrafi/