LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen zjarri në mbeturina tek “Qafa” në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Shpërthen zjarri në mbeturina tek “Qafa” në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një zjarr ka shpërthyer sot në orët e pasdites te “Qafa” në kryeqytet.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar  përmes telefonit për KosovaPress se zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë lokalizimin e tij.


“Ka pasur një incident zjarri si rezultat i djegies së mbeturinave. Nuk ka të lënduar. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit”, ka thënë Ahmeti.

Tash për tash nuk dihet se si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit.