eksperti-banner

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë.

Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e enjte.


"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt", ka njoftuar Polica. /Telegrafi/