0Shares

Kryetari i PSD-së njëherësh kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës në rastin e veteranëve.

Ahmeti në profilin e tij në Facebook ka shkruar se dorëheqja e Blakajt dhe protestat e qytetarëve, kanë ndikuar që të fillojë ky proces, përcjell Telegrafi.

I pari i Prishtinës ka thënë se megjithatë më mirë vonë se kurrë.

Me poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Ahmetit:

Aktakuzë nga prokuroria speciale në rastin veteranët. Duke marr parasysh dorëheqjen dhe prokurorit Blakaj, protestat e qytetarëve dhe krejt diskutimin publik që është bërë, shtrohet pyetja:

A do të ngritej kjo aktakuzë po mos të ndodhnin të gjitha ato më lartë?

Megjithatë, më mirë vonë se kurrë. Tani presim gjykim transparent e të drejtë.

Lufta kundër parregullsive në listat e veteranëve nuk është vetëm mbrojtje e parasë publike, është mbrojtje e vlerave dhe luftëtarëve të vërtetë./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)