Si çdo vit tjetër, festivali Kënga Magjike, ka filluar me prezantimet e këngëve pjesëmarrëse çdo javë.

Njëri nga konkurentët e këtij edicioni, është edhe këngëtari Shpat Kasapi, transmeton Telegrafi.


“Pa shpirt” titullohet kënga e re e Shpatit, e cila i përket zhanrit baladë.

Me një tekst dashurie të shkruar nga Olti Curri dhe muzikë nga Genti Myftaraj, kënga u prezantua gjatë emisionit “E diela shqiptare” të Ardit Gjebreas duke marrë pëlqimin e menjëhershëm të publikut. /Telegrafi/