LAJMI I FUNDIT:

Shpalosen të gjeturat e analizës për Ligjin e ri për Qasje në Dokumente Publike

Shpalosen të gjeturat e analizës për Ligjin e ri për Qasje në Dokumente Publike

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe organizata Çohu sot organizojnë konferencën për media me temën “Përpjekje apo reformë: Ligji i ri për Qasje në Dokumente Publike”.

E drejta e qasjes në dokumente publike është̈ e drejtë themelore e çdo njeriu dhe element thelbësor për një̈ qeverisje të mirë. Zbatimi i të drejtës për t’u informuar konsiderohet parakusht për jetësimin e të drejtave të tjera. Për rregullimin më të mirë të kësaj fushe, është draftuar Ligji i ri për Qasje ne Dokumente publike I cili ka hyrë ne fuqi në Korrik të vitit 2019.


Në këtë konferencë, GLPS dhe Çohu do të shpalosin të gjeturat e analizës ligjore “Përpjekje apo Reformë?- Një analizë hyrëse e Ligjit të Ri mbi Qasjen në Dokumente Publike” dhe katalogut me përgjigjet sipas tyre më skandaloze të institucioneve publike.

Të gjeturat e analizës do të kenë fokusin në risitë e rregullimit të ri ligjor në këtë fushë, krahasimet me legjislacionet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe krahasimin me ligjet vendore që ndërthuren në këtë fushë.

Ndërkaq të gjeturat e katalogut do të shërbejnë për përmirësimin e praktikave aktuale të qasjes në dokumente publike.

Po ashtu GLPS dhe Çohu do të ofrojnë një sërë rekomandimesh në mënyrë që të adresohen risitë, paqartësitë̈ e paraqitura dhe të plotësohen të gjitha vakumet ligjore.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori