LAJMI I FUNDIT:

Demokratët fillojnë procedurat për hetimin zyrtar të presidentit Trump, për largim nga detyra

Demokratët fillojnë procedurat për hetimin zyrtar të presidentit Trump, për largim nga detyra

Demokratët do të hapin një “hetim zyrtar të fajësisë” ndaj Presidentit Donald Trump për pretendimet se ai kërkoi ndihmë politike nga Ukraina, thonë raportet e mediave amerikane.

Sipas mediumit prestigjioz CNN, Nancy Pelosi duke deklaruar një veprim të tillë, ka thënë se “Presidenti duhet të mbahet përgjegjës. Askush nuk është mbi ligjin”.

Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, vendimi i kryedemokrates Nancy Pelosi pason kërkesat në rritje nga partia e saj.


Ndryshe, Trump ka mohuar pasaktësinë, por ka pranuar se ka diskutuar rreth rivalit politik Joe Biden me presidentin ukrainas.

Ish-nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden, aktualisht kandidat për president, i kishte bërë thirrje Presidentit Trump që të bashkëpunojë plotësisht me hetimet e Kongresit mbi telefonatën që ka patur me presidentin ukrainas në të cilën thuhet se i ka bërë presion bashkëbiseduesit për të hetuar djalin e tij, Hunter. Përndryshe, shtoi zoti Biden, ai rrezikon të largohet nga posti.

Siç shkruan tutje BBC, asnjë president amerikan nuk është hequr ndonjëherë nga detyra nga “hetimi zyrtar i fajësisë”.

Biden ka mbështetur procedurat e “hetimit zyrtar të fajësisë” nëse presidenti amerikan nuk zbaton hetimet në bisedën e tij me liderin e Ukrainës.

Mediumi prestigjioz shkruan se ekziston një mbështetje e gjerë në mesin e demokratëve në dhomën e ulët për disponim me më shumë se 145 nga 235 anëtarë në favor.

Por nëse “procesi” ecën përpara, nuk ka të ngjarë të kalojë Senatin e kontrolluar nga republikanët dhe sondazhet e opinioneve tregojnë se është jopopullor midis votuesve amerikanë.

Ndryshe, procesi që njihet si “Impeachment”, sipas Wikipedia, është procesi me të cilin një organ legjislativ i ngarkon akuzat ndaj një zyrtari qeveritar. Nuk do të thotë largim nga detyra; është vetëm deklaratë akuzash, e ngjashme me aktakuzën në ligjin penal. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Kalo në kategori