LAJMI I FUNDIT:

Shpallet gjendje krize në Makedonski Brod dhe Çashkë

Shpallet gjendje krize në Makedonski Brod dhe Çashkë

Në mbledhjen e saj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë morri vendim për të shpallur gjendje krize në rajonin e komunave Makedonski Brod dhe Çashkë ku për disa ditë me rradhë vazhdojnë zjarret, kumtoi mbrëmë ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘ Ky vendim është marrë me qëllim që të mund të gjitha institucionet përkatëse të vendit të veprojnë në një mënyrë të koordinuar, të jenë më efikas në ballafaqimin me zjarret dhe duke e parë se në periudhën në vazhdim do të ketë temperatura të larta dhe mundësi për përhapje të zjarreve, kjo masë do të garantojë siguri për këtë rajon dhe besojmë se do të përfundojë me shuarjen e plotë të zjarreve’, deklaroi Spasovski.


Ministri Spasovski vazhdoi duke thënë se gjendja e krizës nuk është shpallur për shkak se situata ka dalur prej kontrolli, por pasi që kjo do të mundësojë veprim të koordinuar që përfshin gjithë institucionet e shtetit. Në të kundërtën, përgjegjësi për ballafaqim me zjarret do të kishte vetëm Enti shtetëror për shpëtim dhe autoritetet lokale.

Spasovski përfundoi duke thënë se institucionet janë në koordinim dhe nuk ka hapësirë për panik te qytetarët e RM-së. Në terren intervenojnë brigadat e zjarrfikësve, ARM-ja, ndërsa me përkrahje ajrore kontribuojnë Turqia dhe Bullgaria./Telegrafi/