LAJMI I FUNDIT:

Short i vështirë për Partizanin, Shkupin e Laçin, me fat Luftëtari

Short i vështirë për Partizanin, Shkupin e Laçin, me fat Luftëtari

Short shumë i vështirë për Partizanin dhe Laçin në turin e parë kualifikues të Ligës së Evropës. Buzëqesh deri diku Luftëtari.

Ndërsa një duel akoma më të vështirë do të ketë skuadra tjetër shqiptare që luan në kampionatin maqedonas Shkupi që do të sfidojë gjigantët skocezë të Glasgow Rangers.


Pafat Partizani që kapi kundërshtarin më të vështirë të grupit të tij teksa do të përballet me Mariborin, skuadrën që ka dominuar futbollin slloven në dekadën e fundit me përjashtim të sezonit të fundit që u rendit në vendin e 2-të dhe që ka në përbërje mesfushorin e kombëtares kuqezi Valon Ahmedi.

Ditën e djeshme Maribori mposhti 4-0 në miqësore Kukësin duke treguar se është shumë më lartë përsa i përket nivelit krahasuar me skuadrat shqiptare, kështu që shanset e Partizanit që i ka nisur edhe përgatitjet me vonesë për të kaluar më tej janë pothuajse zero.

Short i vështirë edhe për Laçin që do të ketë përballë një skuadër qipriote pikërisht Anorthosis Famagustën, ish skuadrën e ish portierit të kombëtares shqiptare Arjan Beqaj.

Për Laçin parashikohej një short i vështirë pasi kundërshtarët e mundshëm ishin të gjithë shumë të fortë për kurbinasit.

Antorthosis është një skuadër me shumë më tepër eksperiencë në arenën evropiane dhe kualifikimi për Laçin do të jetë një mision shumë i vështirë. Me fat Luftëtari që edhe pse bënte pjesë ne vazon e skuadrave jo favorite ka shanse të kalojë raundin e parë në debutimin e saj në kompeticionet europiane.

Luftëtari do të kenë përballë skuadrën letoneze të Ventspils, një ekip deri diku i fortë por i pranueshëm dhe nëse do të ketë edhe fatin në krah Luftëtari mund ta kalojë këtë raund.

Partizani do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi pikërisht në stadiumin Selman Stërmasi në datën 12 korrik ndërkohë që të gjitha skuadrat e para shqiptare ndeshjet e para do t’i luajnë në transfertë ndërsa ato të kthimit një javë më pas në shtëpi. /Supersport/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori