LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile, konferencë para Qeverisë

Shoqëria civile, konferencë para Qeverisë

Një grup i mbi 40 organizatave të shoqërisë civile sot në orën 14.00, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Sheshin Ibrahim Rugova, do të mbajnë konferencë për media në lidhje me tragjedinë e 6 qershorit në Prizren, ku humbi jetën një fëmijë i moshës tre vjeçare.

Gjatë kësaj konference do të publikohen kërkesat e këtij grupi të organizatave në lidhje me gjendjen e krijuar në Prizren pas një numri të konsiderueshëm shkeljesh me të cilat karakterizohet qeverisja e Ramadan Mujës atje.


Ndryshe, javën e kaluar përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë të shumtë kanë protestuar në Prizren, ku kërkuan dorëheqjen e kryetarit të kësaj komune, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, pasi që sipas tyre, këta janë përgjegjësitë kryesor për vdekjen tragjike të Xhenetës tre vjeçare. /Telegrafi/