LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Trajnerëve pranohet në AEFCA

Shoqata e Trajnerëve pranohet në AEFCA

Shoqata e Trajnerëve të Futbollit të Kosovës është bërë pjesë e Aleancës Evropiane të Shoqatave të Trajnerëve të Futbollit (AEFCA).

Një vendim të tillë e ka marrë Bordi i AEFCA-s gjatë punimeve të simpoziumit katër ditor që u mbajt në Turqi, prej 7 deri më 10 janar.


Në këtë simpozium për herë të parë ka marrë pjesë edhe delegacioni i Shoqatës së Trajnerëve të Kosovës, në përbërje Ajet Shosholli, kryetar dhe Erdogan Celina dhe Valdet Shoshi, anëtarë të Bordit.

Gjatë këtij simpoziumi delegacioni i Kosovës është takuar me kryetarin e AEFCA-së, Walter Bagg dhe nënkryetarin, Fredi Fiorentini, të cilët edhe ua kanë kumtuar vendimin për anëtarësimin e Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës në këtë asociacion.

“Ky është një vendim shumë i rëndësishëm për shoqatën tonë, pasi tashmë do të jemi të barabartë me të gjitha shoqatat tona simotra në Evropë dhe do të jemi pjesëmarrës të çdo simpoziumi dhe aktiviteti tjetër që do të organizojë AEFCA”, ka theksuar kryetari i Shoqatës së trajnerëve, Ajet Shosholli.

Ai ka bërë të ditur se në punimet e këtij simpoziumi kanë ligjëruar trajnerë të njohur si Ioan Lupesku, Mircea Luçesku dhe Shenol Gunesh,  derisa pjesë e panelit kanë qenë edhe futbollistët e njohur Samuel Eto’o dhe Pepe.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori