Një shofer autobusi në Kinë shpëtoi një grua e cila me sa duket do të bënte vetëvrasje duke dashur të kërcente nga një urë me fëmijën e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet nga kamerat e sigurisë së automjetit tregojnë momentin që besohet të ketë ndodhur më 21 tetor, në Guangzhou të provincës së Guangdong.


Gjithçka filloi kur gruaja së bashku me fëmijën e saj shihen duke ecur në një anë të urës në Lumin Pearl, një rrugë në të cilën qarkullojnë vetëm makina.

@caroelynne

Visit TikTok to discover videos!

Në një moment gruaja u përpoq të ngrejë fëmijën në krahë dhe shikon drejt ujit që rrjedh nën urë; me sa duket ajo po bëhej gati të kërcente. Shoferi i autobusit, i njohur si Zhang Zhide, nxiton jashtë për t'i tërhequr dytë nga mbrapa. /Telegrafi/