LAJMI I FUNDIT:

Shoferi mban peng pasagjerët e autobusit Sarandë-Tiranë

Shoferi mban peng pasagjerët e autobusit Sarandë-Tiranë

Pranë fshatit Kafaraj të Fierit është marrë peng një mikrobus i linjës Tiranë-Sarandë me rreth 30 pasagjerë.

Mikrobusi ka pësuar defekt të rëndë në motor, ç’ka ka acaruar pasagjerët të cilëve do u duhej të prisnin gjatë.


Kështu, teksa ata kanë tentuar të zbresin për të hipur në një tjetër autobus të linjës së Sarandës, shoferi i ka penguar ata dhe ka bllokuar valixhet e tyre, sipas JOQ.

Përfundimisht vetëm disa pasagjerë kanë arritur të largohen pas debateve të shumta, ndërsa të tjerët kanë mbetur të braktisur në mëshirë të fatit bashkë me shoferin, i cili nuk u jepte valixhet.