LAJMI I FUNDIT:

Shkurte Fejza njofton se ajo dhe bashkëshorti i saj janë shëruar nga COVID-19

Shkurte Fejza njofton se ajo dhe bashkëshorti i saj janë shëruar nga COVID-19
Foto: Shkurte Fejza/Facebook

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka qenë e prekur nga virusi COVID-19.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Hajrush Behluli, kanë qëndruar prej më shumë se dy javësh në izolim, duke marrë trajtim për tejkalimin e virusit famëkeq.

Gjendja e tyre është përmirësuar dhe duket tashmë se çifti janë shëruar komplet.


Foto: Shkurte Fejza/Facebook

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet këngëtarja nga Mushtishti, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, ku ka falënderuar doktorët dhe fëmijët e saj, që iu gjendën pranë gjatë gjithë kësaj kohe.

“Përshëndetje miqësia ime. Pas dy javë përballje të rënda me Covid 19 por duke iu falënderuar angazhimit maksimal të fëmijëve tanë për shërimin tone dhe mjekëve të nderuar dr. Arben Vishaj dhe dr. Behxhet Osmani ja pra sot po ju shkruajm me Hajrushin sërish dhe iu informojmë se ia dolëm me sukses. Kujdes ruajeni shëndetin”, ka shkruar këngëtarja e njohur.

Kujtojmë që në nivel vendi, numri i rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka shënuar rritje.

Kosova gjithashtu ka mirëpritur vaksinat e para të virusit, të cilat po u jepen personelit shëndetësor dhe personave më në moshë. /Telegrafi/