Maqedonia është në gjysmën e mandatit të saj një vjeçar si kryesuese e OSBE-së, por a po i shfrytëzon përfitimet nga kjo? Një pjesë e opozitës akuzoi se kreu i diplomacisë Bujar Osmani nuk e ka shfrytëzuar me sukses pozitën për të promovuar interesat kombëtare të Maqedonisë. Sipas ish ambasadorit Tihomir Ilievski, në qoftë se vendi imponon tema kyçe, ai mund të përdorë me sukses kryesimin. Ilievski thotë se është dashur të dërgohen mesazhe dhe qëndrime të qarta lidhur me tema të tilla si gjyqësori, liria e medias, lufta kundër krimit…
“Të shohim disa mundësi që do të avanconin pozitën dhe do të sillnin vlera të reja në agjendën politike të Maqedonisë në vitet e ardhshme. Nëse arrijmë ta bëjmë këtë, paralelisht me këtë ta kryejmë në mënyrën më të mirë funksionin e kryesuesit me OSBE-në, Maqedonia vërtetë do të ketë mundësi të pohojë veten si një vend që ka një rol aktiv në skenën ndërkombëtare,” tha Tihmoir Ilievski, Ambasador.
Ambasadori Ilievski thotë se është dashur shumë më herët të formohen grupe ekspertësh që pavarësisht nga aktivitetet e ministrit, mund ta afirmonin vendin me kontaktet e tyre.
“Ne është dashur ta kishim konceptuar këtë kryesim me OSBE-në shumë më herët, e jo nga fillimi i këtij viti, por dy apo tre vjet më parë, ne duhet të kishim formuar ekipe të posaçme aktive të njerëzve që janë ekspertë të jashtëzakonshëm në fusha të ndryshme, fokusi i të cilëve është puna e OSBE-së, siç janë gjyqësori, migrimi, lufta kundër terrorizmit…,” u shpreh Tihmoir Ilievski, Ambasador.
Duke u përgjigjur në pyetjen se cilat janë pasojat e mundshme për Maqedoninë në planin bilateral në të ardhmen, duke pasur parasysh mesazhet që Shkupi po dërgon në emër të OSBE-së tani në vende të ndryshme, Ilievski thotë se ideja është që marrëdhëniet e ndërsjella të përforcohen. Megjithatë, siç shton ambasadori, do të ishte më mirë nëse një grup ekspertësh do t’i ndiqte ngjarjet dhe mesazhet e ministrit, në mënyrë që të mund të bëjë korrigjime dhe të mos ndodhë debakël në disa nga marrëdhëniet dypalëshe. /alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe