Gjatë ditë së djeshme në Shkup janë regjistruar 12 aksidente komunikacioni, në 4 prej të cilëve me lëndime trupore kaluan katër persona, ndërsa 5 aksidente përfunduan me dëme materiale.

Në 3 aksidentet tjera me lëndime të rënda trupore kaluan tre persona, kurse edhe shtatë persona tjerë morën lëndime trupore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga SPB Shkup, policia rrugore ka dënuar 13 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe, dy shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, 10 shoferë kanë drejtuar makinën pa leje për vozitje, ndërsa 11 shoferë nuk kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur telefon./Telegrafi/