LAJMI I FUNDIT:

Shkup, dënohen 80 shoferë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë

Shkup, dënohen 80 shoferë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë

SPB Shku dje ka dënuar shoferët të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar.

Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme më 13.07.2012 (e shtunë) gjatë periudhës nga ora 06:00-24:00 kryen kontroll të fuqizuar për zbulimin e shoferëve që ngasin automjete me shpejtësi më të madhe se sa është e përcaktuar me ligj në rrethinën e Shkupit.


Nga ana e policisë janë konstatuar se 80 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë. Janë konstatuar dhe 52 shkelje të tjera të ligjit në komunikacion./Telegrafi/