Shkup, 26 aksidente gjatë fundjavës, pesë persona rëndë të lënduar


Shoferi i një motoçiklete, një bashkudhëtarë dhe tre udhëtarë të një autobusi kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në tre aksidente nga gjithsej 26 sa kanë ndodhur gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit.
Në gjashtë aksidente lëndime të lehta kanë marrë nëntë persona, ndërsa në 17 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB informojnë se gjatë fundjavës policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madhe të shkeljeve në komunikacion./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































