LAJMI I FUNDIT:

Shkuarja në deti vërtet se na bën më të lumtur – e vërteton edhe shkenca

Shkuarja në deti vërtet se na bën më të lumtur – e vërteton edhe shkenca

A e keni vërejtur ndonjëherë se duke qëndruar afër një liqeni apo lumi relaksoheni dhe jeni më paqësorë? Ka diçka me ujin që na bën shumë më pak të stresuar.

Më herët, shkencëtarët kishin kryer eksperimente për ta testuar qëndrimin e njerëzve në raport me ujin, transmeton Telegrafi.

A janë njerëzit më të gatshëm të japin më shumë para për të pasur një dhomë me pamje kah uji? Normalisht se po.

Rezultatet ishin publikuar në revistën “Journal of Environmental Psychology” dhe kishin konstatuar se pamja e ujit na bën të ndihemi më pozitivë.

Sipas biologut detar, Wallace J. Nichols, qëndrimi dhe jetesa afër ujit na përmirëson shëndetin mendor dhe na rritë lumturinë.

Gjithashtu ai ka treguar se uji na vendos në një “gjendje medituese”.

Rrjedhimisht, shkuarja në deti na ndihmon ta ulim stresin, ankthin, ta përmirësojmë mirëqenien, ta rrisim lumturinë, etj.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori