Sonte, në qytetin e Pejës do të mbahet një koncert mjaft i veçantë me fillim në ora 20:00.

Në fakt, bëhet fjalë për koncertin që do të organizojnë personat me aftësi të kufizuar.


Koncert Artistik i titulluar “Tingujt e Bardhë” do të mbahet në teatrin e qytetit “Istref Begolli”.

Vlen të theksohet se koncerti është i pari këtij lloji dhe i kushtohet Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë. /Telegrafi/