LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 71 numri i rasteve të lisë së majmunit në Mbretërinë e Bashkuar

Shkon në 71 numri i rasteve të lisë së majmunit në Mbretërinë e Bashkuar

Virusi i lisë së majmunit është identifikuar te 14 persona të tjerë në Angli, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar në 71, thonë zyrtarët shëndetësorë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ata po gjurmojnë kontaktet e afërta me rrezik të lartë të rasteve për t’i këshilluar ata që të izolohen në shtëpi për 21 ditë.


Një vaksinë kundër lisë po ofrohet për të parandaluar shfaqjen e simptomave të tyre.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) thotë shumë nga 71 personat e infektuar deri më tani kanë qenë homoseksualë, biseksualë ose burra që kanë marrëdhënie seksuale me burra – dhe në veçanti iu ka kërkuar këtyre grupeve që të tregohen të vetëdijshëm për simptomat.

Por lija e majmunëve nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme dhe ekspertët theksojnë se sëmundja nuk prek një komunitet më shumë se çdo tjetër, kështu që nuk duhet të ketë stigmë.

Virusi, i cili zakonisht është një infeksion i lehtë, përhapet përmes kontaktit të ngushtë me varrë në lëkurë, nga çarshafët dhe peshqirët e përdorur nga një person i infektuar – dhe përmes kollitjes dhe teshtitjes së tyre.

Rreziku i përgjithshëm për publikun është i ulët, thotë UKHSA, pavarësisht rritjes së rasteve në mes të shpërthimit më të madh të lisë së majmunëve jashtë Afrikës.

Deri më tani në këtë shpërthim, i cili filloi në fillim të majit, është raportuar për 131 raste të lisë së majmunëve në më shumë se 15 vende.

Shumica janë në Evropë, ku shihet rrallë, megjithëse ka pasur më shumë se 1,200 raste në muajt e fundit në Afrikën Perëndimore, ku është gjithmonë e pranishme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

Evropa
Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharikvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharikvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evropa
Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Azia
Kalo në kategori