Shkon në 30 numri i viktimave në Egjipt (Video)

Tragjedi në Egjipt. Futbolli, dhuna dhe politika përzien bashkë për të krijuar një kaos të paprecedent në Kajro. Bilanci është të paktën 30 tifozë të vdekur dhe rreth 20 të tjerë të plagosur, pas përplasjes së ultrasve dhe forcave të rendit në prag të një ndeshjeje futbolli, që ishte e para e kampionatit, ku u lejua prania e tifozëve që pas tragjedisë së Port Said. Tentativës së mbështetësve të Zamalek, të njohur si "Kalorësit e Bardhë" për të hyrë pa biletë në stadium për sfidën me Ennpin, forcat e rendit i janë përgjigjur shumë ashpër, duke u hedhur gaz lotsjellës për tw shpërndarë turmën e zënë në grackw. Në përpjekje për t'iu shmangur gazit lotsjellës, tifozët kanë shtypur njëri-tjetrin me këmbë, e për rrjedhojë shumë prej tyre kanë humbur jetën dhe janë plagosur.
Çuditërisht, ndeshja nuk është ndërprerë dhe është mbyllur me rezultatin 1-1, por nga sa bëhet e ditur një nga lojtarët e Zamalek Omar Gaber, ka refuzuar të zbresë në fushë.
Edhe tifozët e pranishëm në stadium, pasi kanë marrë informacion për atë që kishte ndodhur, i kanë kthyer shpinën fushës.
Atmosfera mbetet e tensionuar dhe rrezikon të degjenerojë në përplasje të tjera tw dhunshme nëse konfirmohen zërat se janë arrestuar drejtuesit e grupimit ultras. Këto ngjarje ndodhën 3 vjet pas tragjedisë së Port Said, kur pas përlasjes mes forcave të rendit dhe tifozëve vdiqën 74 persona, cka solli vendimin e qeverisë egjiptiane për të ndërprerë kampionatin.




































