LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 25 numri i viktimave nga shpërthimi në Egjipt

Shkon në 25 numri i viktimave nga shpërthimi në Egjipt

Ka shkuar në 25 numri i viktimave, si pasojë e shpërthimit në një kishë të qytetit Tantas në Egjipt.

Përveç viktimave raportohet se edhe numri i të plagosurve ka arritur në mbi 50, teksa bëhet e ditur që disa prej tyre ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore.


Në mëngjesin e sotëm mediat egjiptiane kanë raportuar se kisha Shën George Coptic në Egjipt nga persona ende të paidentifikuar është hedhur në ajër nga një mjet shpërthyes.

Deri tani askush nuk ka marr përgjegjësi për sulmin, njofton Klan Kosova.